Drita zhvillon ndeshjen e fundit miqësore, para udhëtimit në Finlandë

Drita do të udhëtoj në Turku (Finlandë), për tu ndeshur me Inter Turkun në raundin e parë të Ligës së Konferencës.

Lexo po ashtu:

Drita mëson kundërshtarin për raundin e parë eliminues në Ligën e Konferencës

Në këtë takim, skuadra e kaltër nga Gjilani nuk do të jetë e vetme, tifozët e Dritës, Intelektualët kanë njoftuar se do të jenë prezent në Turku për të mbështetur nga afër skuadrën e tyre të zemrës, shkruan Gazeta OLLE.

Lexo po ashtu:

Inter Turku – Drita: Intelektualët do të kenë në dispozicion vetëm 400 bileta

Drita do të jetë mysafire e nikoqirëve të Strugës, sot nga ora 18:00 në stadiumin e qytetit në Strugë, zhvillohet ndeshja miqësore në mes të dy skuadrave shqiptare.

Kjo ndeshje do të jetë e fundit për Dritën, e cila përgatitjet i zhvilloi në Ohër të Maqedonisë, ndërsa pas përfundimit të ndeshjes së fundit, skuadra bardhekaltër do të rikthehet në Kosovë, ku nga aty do të udhëtojnë në Finlandë.

/Gazeta OLLE/

Zyrare: Pas Becirgaic, Ylli blindon kapitenin e skuadrës

Zyrtare: Prishtina ndan rrugët me sulmuesin pas vetëm gjashtë muajsh