Drita uron Ferizajn për rikthimin në Superligën e Kosovës

FC Ferizaj ka siguruar edhe matematikisht rikthimin në Superligën e Kosovës, tri javë para përfundimit të sezonit në Ligën e Parë.

Ferizajasit qëndruan vetëm një edicion në Ligën e Parë, për ta mbyllur sezonin në vendin e parë te Grupit B, shkruan Gazeta Olle.

Futbollistët e Arbnor Morinës ishin të pandalshëm gjatë këtij viti.

Klubi i Superligës, FC Drita ka uruar FC Ferizajn për rikthimin në Superligës.

Të njëjtën gjë gjilanasit e kishin bërë ditë më parë ndaj skuadrës tjetër që siguroi promovimin në Superligë, Trepçës ‘89.

Postimi i plotë nga faqja zyrtare e FC Dritës: 

Welcome back KF FERIZAJ

Klubi ynë, FC DRITA uron KF FERIZAJ për rikthimin në Superligën e Kosovës.

Tashmë ekipi nga Ferizaj ka siguruar Superligën dhe vitin e ardhshëm do të jetë pjesë e garave në elitën e futbollit kosovar.

FC DRITA i dëshiron rrugëtim të mbarë dhe suksese në kampionatin e ri.

FC DRITA

/Gazeta Olle/ 

Camp Nou do të fillojë rinovimin, ja në cilin stadium do t’i luaj Barcelona ndeshjet si vendas

Të shtunën luhen ndeshjet e play-outit