Drita tregon karakter në Holandë – mposhtet dhe eliminohet nga Feyenoordi, por tregon fuqinë e saj

Ka përfunduar drama mes Feyenoordit dhe Dritës në Rotterdam të Holandës.

Gjigantët holandez me një gol në minutën e fundit të kohës së rregullt kanë eleminuar nënkampionët e Kosovës, me rezultat 3-2, shkruan Gazeta Olle.

Bardhekaltrit luajtën për mrekulli, duke qenë në epërsi 1-2, pasi e përmbysën rezultatin gjatë pjesës së parë.

Megjithatë, Feyenoord duke u përcjellur edhe nga fati arritën ta rikthejnë ndeshjen në fund.

Pjesa e parë e takimit ishte thuajse e barabartë, me vendasit që patën diçka më shumë nga loja, por me mysafirët gjilanas që ishin më konkret duke shënuar dy gola kundrejt një të vendasve.

Vendasit holandez arritën te gjejnë shpejtë golin në minutën e shtatë duke kaluar në epërsi 1-0 me anë të Guus Til, por Drita u rikthye në lojë duke befasuar të gjithë me dy gola brenda katër minutave.

 

Fillimisht ishte Marko Simonovski, i cili shënoi në minutën e 12-të për 1-1, ndërsa Astrit Fazliu (16’) shënoi për 1-2 dhe me këtë rezultat ekipet shkuan në epërsi.

Në pjesën e dytë, përsëri u zhvillua lojë thuajse e barabartë, me Dritën që pati raste më të mira, por pa arritur t’i konkretizoj, ndërsa vendasit me përvojën e tyre arritën të shënojnë dy gola dhe të fitojnë në fund ndeshjen.

Guus Til ishte përsëri ai që shënoi në minutën e 68-të për të barazuar rezultat në 2-2, ndërsa po i njëjti lojtar shënoi në shtesë për 3-2 duke kompletuar het-trikun.

Deri në fund, Drita pati edhe një rast për të shënuar, por nuk e konkretizoi dhe u desh të kënaqen me një super-paraqitje dhe një humbje minimale 3-2 nga një gjigant evropian si Feyeenoord.

Në raundin e tretë, Feyenoordi do të luajë me zviceranët e Luzernit.

/Gazeta Olle/

 

Gjigantët e Holandës të vogël para Dritës, pjesa e parë i takon kosovarëve

Prishtina mbetet skuadra e vetme kosovare në Evropë, kalon tutje përkundër humbjes nga Connah’s