Pauza e Kombëtareve ka ardhur në momentin ideal për skuadrën e Dritës.
Pas angazhimeve të vazhdueshme në garat evropiane, bardhekaltrit më në fund kanë gjetur pak pushim para rinisjes së kampionatit, shkruan Gazeta OLLE.
Të dielën, në Gjilan, është rezervuar një takim miqësor mes Dritës dhe Dinamos së Ferizajit.
Kjo përballje do t’u shërbejë trajnerëve për të aktivizuar të gjithë lojtarët që nuk kanë pasur mundësinë të luajnë me minutat e plota që në fillim të sezonit.