Drita sot e zhvillon stërvitjen e fundit në “Fadil Vokrri”, gati për ndeshjen me Deçiçin

Drita do ta zhvillojë nesër në mbrëmje (e enjte) ndeshjen e parë në Conference League ndaj klubit shqiptar nga Mali i Zi, FC Deçiç

Nënkampioni i Kosovës, do të përballet me Deçiqin në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë nga ora 20:00.

Sot, djelmoshat e Ardian Nuhiut do ta zhvillojnë stërvitjen e fundit nga ora 18:30 para ndeshjes me skuadrën shqiptare nga Mali i Zi.

Gjithashtu, pas stërvitjes, të dyja klubet do të mbajnë konferencë për shtyp.


Njoftimi i Dritës

Të nderuar përfaqësues të mediave, ju njoftojmë se klubi jonë FC DRITA sot nga ora 18:30 zhvillon seancën e fundit stërvitore në prag të ndeshjes ndaj KF Deçiç, në kuadër të garave evropiane në Conference Ligë.

Seanca është e hapur për media 15 minutat e parë, dhe me pas mbahen konferencat e të dyja klubeve, KF Deçiç dhe FC Drita

Seanca stërvitore dhe konferencat mbahet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.


/Gazeta Olle/

Rahoveci ka filluar organizmin për Ligën e Parë, rinovime kontratash dhe prurje të reja te ‘Vreshtarët’

Rodiqi: Jam i kënaqur me përgatitjet, shpresojmë në paraqitje të mira