Drita është skuadra kosovare më së larti në ranglistën e UEFA-s.
Deri këtu gjilanasit kanë ardhur falë paraqitjeve fantastike që kanë bërë në vitet e fundit në garat evropiane.
E për këtë ka reaguar edhe presidenti i bardhekaltërve, Valon Murseli nëpërmjet një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook.
Ai ka thënë se skuadra e tij është përfaqësuesja më e mirë e futbollit kosovar në arenën ndërkombëtare.
Postimi i plotë i Valon Murselit:
Nga renditja e fundit e UEFA-s, FC DRITA është skuadra me më së shumti pikë në renditjen e klubeve nga Kosova sipas koeficientit të suksesit.
Jam shumë krenar që bashkë me Flamur Bunjakun dhe investimet tona për gjashtë vite me rradhë kemi arritur që ta ngrisim klubin tonë në nivelin më të lartë në futbollin kosovar.
Ky është edhe synimi ynë dhe do të vazhdojmë të investojmë e të punojmë fuqishëm në projektet tona drejt sukseseve të përbashkëta.
Jam shumë i lumtur që jemi ne, është DRITA – Krenaria e qytetit, që sot padiskutim është përfaqësuesja më e mirë e futbollit kosovar.
Urime klubit dhe futbollistëve, urime gjithë qytetit dhe tifozëve tonë të zjarrtë INTELEKTUALEVE.
Vazhdojmë
FC DRITA
/Gazeta Olle/