Drita sjell befasinë e Vitit të Ri, prezanton Kastriot Rexhën

Drita ka prezantuar befasinë e dimrit pikërisht në natën e Vitit të Ri.

Ashtu siç paralajmëroi javën e kaluar Gazeta Olle, gjilanasit prezantuan Kastriot Rexhën.

Futbollisti më i mirë i vitit 2019 në futbollin kosovar u rikthye pas një viti e gjysmë tek Drita, shkruan Gazeta Olle.

Prezantimin e bëri kryetari i klubit, Valon Murseli.

Rexha u rikthye nga Feronikeli, njëjtë siç bëri Astrit Fazliu para disa javësh.