Drita shumë stabile ndaj Deçiqit, 45 minuta larg kalimit në raundin e dytë të Ligës së Konferencës

Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes Deçiq – Drita në Podgoricë.

Në ndeshjen kthyese të raundit të parë të Ligës së Konferencës, 45 minutat e para janë mbyllur pa gola, 0-0, shkruan Gazeta Olle.

Ky rezultat i konvenon “Intelektualëve”, të cilët e kishin fituar duelin e parë 2-1 në “Fadil Vokrri”.

Nënkampionët e Kosovës e kontrolluan tempon e lojës duke mos i lejuar shumë hapësira në mbrojtje kundërshtarit.

Tashmë bardhekaltrit janë 45-minuta larg kalimit në raundin e dytë, aty ku do të përballen me gjigantin holandez, Feyenoord.

/Gazeta Olle/

 

Llapi dominon plotësisht ndaj Shkupit në pjesën e parë, por nuk ka fat para portës

Me paraqitje dinjitoze në “Fadil Vokrri”, përfundon aventura e Llapit në Evropë