Drita ‘shpërthen’ bombën e merkatos së janarit, prezanton Egzon Bejtullain

Drita ka bërë afrimin më të bujshëm nga skuadrat kosovare deri më tani në afatin kalimtar të janarit.

Qendërmbrojtësi shqiptar nga Maqedonia e Veriut, Egzon Bejtullai zyrtarisht është futbollisti i ri i Dritës.

Bejtullai që luajti për rivalin lokal Gjilani në stinorin vjeshtor, ka nënshkruar kontratë dy vite e gjysmë me gjigantin kosovar Drita FC.

Njoftimi i plotë nga Drita FC:

Bardhë e kaltër është edhe Egzon Bejtullai

Kemi knaqësin të ju njoftojmë që kemi arritur marrëveshje për transferimin e Egzon Bejtullait në radhët tona.

Egzoni sot i është bashkuar ekipit në Antalya të Turqis ku është pritur nga drejtori sportiv z. Valon Zymberi i cili i dëshiroi mirëseardhje dhe shumë suksese së bashku.

Egzoni ka nënshkruar marrëveshje me klubin për dy vite e gjysëm dhe do të jetë me ne deri në qershor të 2026.

Mirë se vjen Egzon. /Gazeta Olle/

Zyrtare: Gjilani prezanton Fatjon Bunjakun

Agim Ademi viziton FC Ballkanin gjatë fazës përgatitore në Turqi, i motivon për suksese të reja