Drita shënon fitore të thellë ndaj ekipit kombëtar të Irakut U23

Drita ka vazhduar me paraqitje pozitive në ndeshjet kontrolluese në Antalya të Turqisë.

Skuadra e Ardian Nuhiut, sot ka zhvilluar miqësoren e radhës ndaj ekipit kombëtar të Irakut U23, shkruan Gazeta Olle.

Bardhekaltrit kanë shënuar fitore të thellë me rezultat 4-1.

Golat për Dritën i realizuan Ard Limani (20′), Albin Krasniqi (44′ dhe 53′) dhe Ardian Cucui (76′).

Edhe në këtë ndeshje të gjithë lojtarë e ekipit morën minutat e parapara nga shtabi teknik.

Deri më tani, në fazën përgatitore, gjilanasit kanë zhvilluar tri miqësore duke arritur t’i fitojnë dy prej tyre, ndërsa njëra u mbyll me barazim.

/Gazeta Olle/

Reja reagon për sulmin me tritol ndaj shtëpisë së Armand Dukës

Ballkani shënon fitore ndaj skuadrës nga Premier Liga e Ukrainës