Drita shënon fitore ndaj Strugës në miqësoren e fundit të fazës përgatitore

Drita ka zhvilluar edhe miqësoren e fundit gjatë fazës përgatitore në Ohër, para duelit ndaj Inter Turku në raundin e parë të Conference League. 

Gjilanasit në duelin e sotëm kontrollues janë përballur me Strugën, shkruan Gazeta Olle.

Bardhekaltrit kanë shënuar fitore me rezultat 3-1.

Që ne 45 minutat e parë djelmoshat e Ardian Nuhiut krijuan epërsi prej 2-0.

Në pjesën e dytë, të dy skuadrat realizuan nga një gol.

Golat për Dritën në këtë takim u shënuan nga Hamdi Namani, kapiteni Ardian Limani dhe sulmuesi Marko Simonovski.

Gjatë fazës përgatitore, Drita në tri përballje shënoi dy fitore dhe barazoi një herë. /Gazeta Olle/

 

Pas Distria Krasniqit, medalje për Kosovën fiton edhe Flaka Loxha

Prishtina zyrtarizon largimin edhe të dy futbollistëve të tjerë