Drita ‘selam’ 89-shit: “Ruajuni për ndeshjet tjera”

Drita i çon selame kundërshtarit të nesërm, Trepça ’89. Është portieri i rikthyer në skuadër, Artan Latifi, që thotë se mitrovicasit është mirë të ruhen për takimet tjera.

Porosia ime për ta është që le të ruhen për ndeshjet e radhës në terren të vet, sepse në Gjilan pikët do të jenë tonat”, deklaroi Latifi për Gazetën Olle.

‘Gardiani’ me përvojë beson që skuadra e tij do të shndërit bashkë me tifozët e tyre. “Përparësia jonë ndaj 89-shit mund të them që janë tifozët ‘Intelektualët’ që besoj se do të jenë në numër të madh, sepse kemi nevojë në start të kampionatit t’i fillojmë si është më së miri”, shtoi Latifi.

latifii

Siqofotë, Latifi e di mirë se për të ardhur deri te fitorja duhet shumë mund. “Realisht nesër jemi të vetëdijshëm që kemi një kundërshtar shumë të organizuar, ku ka një ekip të mirë, po besoj që dy ekipet jem mirë të përgaditura për start të kampionatit. Synimi ynë është që në këtë ndeshje të japim angazhim maksimal dhe një lojë të mirë. Pos lojës, pikët do të mbesin në Gjilan”.

Drita – Trepça ’89 fillon nga ora 13:00. (Gazeta Olle)