Drita së bashku me lojtarin e 12-të “Intelektualët” paraqiten për mrekulli në pjesën e parë ndaj Feyenoord

Ka përfunduar pjesa e parë mes Dritës dhe Feyenoordit në “Fadil Vokrri”.

45 minutat e para u mbyllën pa gola, 0-0, shkruan Gazeta Olle.

Holandezët nuk ishin as për së afërmi skuadra nga e cila kemi pritur dominim total.

Nënkampionët e Kosovës luajtën për mrekulli gjatë kësaj pjese, duke mos i lejuar aspak hapërisa kundërshtarëve.

Futbollisti i 12-të për Dritën padyshim se sonte janë “Intelektualët”, të cilët janë rikthyer pas një kohe të gjatë duke dhuruar spektakël deri më tani.

Mbeten edhe 45 minuta për të parë nëse do të kemi gola në këtë ndeshje. /Gazeta Olle/

Formacionet zyrtare: Drita – Feyenoord, nënkampionët e Kosovës kërkojnë të bëjnë mrekullinë

Drita tregon fuqinë përballë gjigantit holandez Feyenoord – kualifikimi vendoset në Roterdam