Drita – Royal Antwerp, ky kanal televiziv kosovar e transmeton ndeshjen

Sot (e enjte), me fillim nga ora 20:00, zhvillohet ndeshja e kthimit ndërmjet Dritës dhe Royal Antwerp në Ligën e Konferencës. 

Ndeshja e parë ishte zhvilluar të enjten e kaluar në Belgjikë, e cila kishte përfunduar me rezultat të barabartë, 0-0, shkruan Gazeta Olle.

Ndonëse skuadra belge shihet si favorite për t’u kualifikuar në raundin e tretë, ekipi nga Gjilani do të mundohet të bëjë mrekullinë në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Kjo ndeshje transmetohet në SuperSport Kosova, kanalin televiziv që është edhe pjesë e platformës ‘ArtMotion’./Gazeta Olle/ 

Formacioni i mundshëm i Dritës në ndeshjen e sotme ndaj Royal Antwerp

Kundërshtari i ardhshëm i Ballkanit, të dhëna dhe histori rreth klubit Klaksvik