Jashari i jashtëzakonshëm, realizon het-trik dhe i jep fitoren Dritës

photo by: @Shpend Ahmeti

Muharrem Jashari ka shkëlqyer në fitoren e radhës të skuadrës së Dritës.

Pasi fitoi 6:1 ndaj Vasas së kategorisë së dytë të futbollit hungarez, Drita të shtunën në Antalia të Turqisë mposhti 3:1 skuadrën ukrainase, Chornomorets Odessa.

Ky ekip bën gara në elitën e futbollit ukrainas.

Pas një aksioni mirë të ndërtuar në minutën e 11-të, Muharrem Jashari shënoi për 1:0. Ai nuk gaboi përballë portierit kundërshtar.

Jashari ishte i shkëlqyer edhe në minutën e 40-të kur shënoi për 2:0.

Pas veprimit të mirë individual, gjuajti fuqishëm nga distanca dhe realizoi gol të bukur.

Bogdan Boychuk realizoi me kokë për 2:1 në minutën e 58-të.

Ndërkohë, Jashari e kompletoi “hat-trickun” në minutën e 64-t, kur shënoi me tjetër gjuajtje të fuqishme nga largësia.

Para kthimit në Kosovë, Drita do të luajë miqësore kundër Lechia Gdanskut më 23 janar, dhe kundër Ruch Chorzowit më 26 janar.

Ndërkohë, Gjilani është mposhtur edhe në ndeshjen e dytë miqësore. Të shtunën pësoi disfatë 1:0 nga skuadra e kategorisë së dytë hungareze, Aqvital FC Csakvar. Ditë më parë humbi 2:1 nga Livingstoni skocez.

Strakosha: S’do të kisha ardhur kurrë në Brentford për të qëndruar në stol, Europiani është para

Mbrojtësi kosovar vazhdon kontratën me skuadrën zvicerane, Zuerich