Drita publikon të gjitha afrimet dhe largimit – 10 u afruan dhe 11 u larguan

Drita është njëra nga skuadrat më aktive të Superligës në afatin kalimtar veror.

Nënkampionët e Kosovës kanë transferuar 10 futbollistë duke kompletuar skuadrën për edicionin e ri, shkruan Gazeta Olle.

Nga bardhekaltrit janë larguar nëntë futbollistë dhe dy të tjerë janë huazuar.

Skuadra gjilanase ka publikuar listën e të gjithë lojtarëve të transferuar dhe të atyre që kanë shkëputur marrëveshjen me klubin.

Të transferuarit: 

1. Muharrem Jashari – (KF Trepça ’89-Kosovë)
2. Rron Broja – (FK Partizani – Shqipëri)
3. Agim Zeka – (FK Austria Vienna – Austri)
4. Marko Simonovski – (KF Feronikeli-Kosovë)
5. Ardit Tahiri – (FC Besa- Kosovë)
6. Tun Bardhoku – (FC Prishtina-Kosovë )
7. Përparim Islami – (KF Feronikeli – Kosovë)
8. Arbnor Muja – (KF Trepca ’89- Kosovë)
9. Prince Balde – (KF Feronikeli – Kosovë)
10. Almir Kryeziu – (KF Arbëria- Kosovë)


Të larguarit:

1. Xhevdet Shabani
2. Fidan Gërbeshi
3. Olti Mehmeti
4. Arago Jamal
5. Enhar Cakolli – Huazim 1 vjeçar (KF Ferizaj)
6. Henry Onoka – Huazim 1 vjeçar (KF Arbëria)
7. Kastriot Rexha
8. Bujar Shabani
9. Ergyn Ahmeti
10.Vladica Brdarovski
11.Valmir Azemi


/Gazeta Olle/

Publikohet video nga stërvitja e PSG-së e cila tregon se Mbappe është i vetmuar

Sot hidhet shorti i ndeshjeve të Superligës së Kosovës në basketboll