Drita publikon një video fantastike nga eksperienca në Holandë

Drita u përball me gjigantin holandez, Feyenoord në raundin e dytë të Ligës së Konferencës.

Përkundër eleminimit në sekondat e fundit të ndeshjes së dytë, nënkampionët e kosovës treguan karakter duke i bërë ballë një skuadre të madhe si Feyenoord, shkruan Gazeta Olle.

Tashmë gjilanasit janë kthyer në shtëpi, për t’i bërë përgatitjet e fundit para fillimit të sezonit të ri në Superligën e Kosovës.

Bardhekaltrit kanë publikuar një video në faqen zyrtare të klubit, me disa nga momentet interesante dhe stërvitjet para ndeshjes në Holandë.

“Rotterdam, 29.07.2021 Eksperienca në Holand!
Nuk e kishim fatin me vete, por një gjë është e sigurt që herën tjetër do të jetë ndryshe sepse nga ndeshjet si kjo duhet të mësojmë shumë! Faleminderit për mbështetjen tuaj gjithandeje. U jemi mirënjohës gjithmonë! Vazhdojmë me më pak fjalë e më shumë punë sepse jemi në rrugën e duhur!”, thuhet në njoftimin e klubit. /Gazeta Olle/

Napoli hedh ne gjyq Elseid Hysajn, kjo është arsyeja

Zyrtare: Futbollisti i njohur largohet nga Prishtina