Hasan Gomda dhe Ilir Mustafa janë dy nga transferimet më të reja të Dritës, të cilët kanë filluar sezonin në mënyrë mbresëlënëse.
Të dy lojtarët kanë qenë kyç për ekipin, sidomos mbrojtësi ghanez, Gomda, i cili shkëlqeu në ndeshjet evropiane.
-Gomda në ndeshjen ndaj Ferizajt, pësoi një dëmtim që e detyroi të largohet nga fusha. Sipas burimeve nga Gazeta OLLE,ai pritet të mungojë për gjashtë muajt e ardhshëm.
Ilir Mustafa gjithashtu pësoi një lëndim serioz sot, që dukej veçanërisht i rëndë në gjurin e këmbës.
Eksaminimet mjekësore do të përcaktojnë shkallën e lëndimit, por pamja fillestare nuk është pozitive, pasi lojtari ndiente dhimbje të mëdha.
Këto janë goditje të mëdha për Dritën, që humb dy nga lojtarët e saj më të rëndësishëm në një fazë të rëndësishme të sezonit.