Drita-Prishtina, lajm i madh për vendësit

Tash e tutje Drita nuk do të jetë vetëm. Tifo-grupi Intelektualët, ka vendosur për ta ndalur bojkotin ndaj skuadrës së zemrës.

Lajmi konfirmohet për “GazetaOlle.com” nga përfaqësues të grupit gjilanas, me vendimin që është marrë pas një mbledhje të mbajtur sonte.

Pra, Intelektualët do të jenë nesër në tribuna për të përkrahur Dritën kundër Prishtinës.