Drita prezanton përforcimet

Me datën 04 tetor 2015 në zyrën e klubit të volejbollit për femra, Drita u bë prezantimi para mediave i përforcimeve për stinorin 2015/2016, ku njëra ndër to është edhe legjenda e volejbollit femëror Shqiptarë të gjitha kohëve Amarilda Prenga – Sijoni.
Amarilda PRENGA-SIJONI është njëra nga lojtaret më të mira Shqiptare të të gjitha kohëve dhe mund të thuhet se është blerja më e madhe e volejbollit Kosovar deri tani.

Amarilda PRENGA-SIJONI ka shumë vite eksperience Evropiane me shumë sukses, njeri ndër sukseset më të mëdha të Amarildës është se ka qenë pikë shënjuesja më e mirë e kampionatit Grekë gjatë kohës kur ishte në Greqi dhe gjithashtu edhe medalja e agjendë në Kupën e CEV-itnë Evropë me ekipin Le Cannet nga Kani i Francës.

Adelajda PRENGA është e njohur për opinionin gjilanas dhe kosovar pasi para një viti ishte pjesë e Dritës për dy vjet radhazi dhe arriti së bashku me lojtaret e reja gjilanase që të sjell trofeun e parë pas luftës për Dritën.