Drita prezanton ndihmës trajnerin e Akis Vavalis

Drita është bërë me trajner të ri pas largimit të Arsim Thaqit.

Trajneri grek Akis Vavalis ka marrë drejtimin e klubit bardhekaltër dhe tanimë ai ka kryer stërvitjen e parë.

37-vjeçari ka ardhur me ndihmësin e tij Nikolaos Karampetakis dhe Drita tani ka prezantuar edhe këtë të fundit.

Njoftimi i plotë nga Drita FC:

Nikolaos Karampetakis kompleton stafin e trajnerit Vavalis

Klubi jonë FC DRITA ka kompletuar stafin teknik me ndihmës trajnerin Nikolaos Karampetakis i cili iu bashkua klubit së bashku me trajnerin Akis Vavalis.

Niko është prezantuar para lojtarëve së bashku me trajnerin Vavalis dhe kështu klubi jonë në vazhdim të kampionatit do të jetë me staf të kompletuar. /Gazeta Olle/

Broja në një intervistë të gjatë flet për karrierën e tij te Chelsea dhe Kombëtarja: Kemi cilësi ta dërgojmë Shqipërinë në Kampionatin Botëror

E konfirmon Arteta: Xhaka në dyshim për ndeshjen ndaj Cityt