Drita – Plzen, ky televizion transmeton ndeshje nga ‘Fadil Vokrri’

Drita e Gjilanit arriti një barazim të rëndësishëm (o-o) në Çeki ndaj Plzen, duke besuar tek kualifikimi më tej. Pas ndeshjes në Doosan Aréna, ku nuk pati gola, të enjten, në orën 20:00 në stadiumin “Fadil Vokrri”, Drita do të kërkojë fitoren e kualifikimit, ndaj një kundërshtari që në letër llogaritet si më superior.

Me mbështetjen e tifozëve, skuadra nga Gjilani synon që të realizojë një mision tepër të vështirë por jo të pamundur. Për të gjithë ata që nuk do të kenë mundësinë që të jenë në stadium do të kenë mundësinë për ta ndjekur përmes ekranit të SuperSport 3.

Skuadra e drejtuar nga Vavalis nëse do të arrijë të kualifikohet për në fazën tjetër do të ndeshet në turin e tretë të kualifikueseve të Conference League me skuadrën që do të kalojë nga çifti Gzira United FC – F91 Diddeleng.

Po ashtu, ashtu siç është njoftuar dhe më herët, në Supersport do të keni mundësinë për të ndjekur e shijuar sfidën e kthimit të Tiranës dhe Besiktas. Në Air Albania, bardheblutë do të kërkojnë që të bëjnë mrekullin për të zhvlerësuar humbjen 3-1 në Turqi.

Zbulohet se sa do të mungojë Arda Guler pas lëndimit në fazën përgatitore

Ballkani, Drita dhe Dukagjini mësojnë emrat e gjyqtarëve që do t’i gjykojnë ndeshjet e kthimit