Drita – Plzen dhe Dukagjini – Rijeka në të njëjtën datë? Ndryshon orari në Ligën e Konferencës

Ka përfunduar rrethi i parë në Ligën e Konferencës, ku tre skuadra do të luajnë në të dytin.

Ballkani si i eliminuar nga Liga e Kampionëve, Drita që ka shkuar direkt në raundin e dytë dhe Dukagjini që arriti të kaloj Europa FC.

Ndërkohë vetëm Gjilani është eliminuar nga garat evropiane.

Ballkani do ta zhvilloj ndeshjen e parë me skuadrën Larne në shtëpi të martën më 25 korrik.

Drita dhe Dukagjini ishin paraparë të luanin ndeshjet e para jashtë shtëpisë ndaj Plzen respektivisht Rijekës.

Gazeta Olle mëson se ka ndryshuar orari dhe Dukagjini do ta zhvilloj ndeshjen e parë në shtëpi më 27 korrik në stadiumin ‘Fadil Vokrri’.

Kësisoj klinasit do zhvillojnë ndeshjen e parë në shtëpi dhe të dytën në udhëtim në Kroaci. /Gazeta Olle/ 

Natë tmerri për Donnarumman dhe partnerën e tij, hajdutët i futen në shtëpi dhe i lidhin derisa i grabisin të gjitha

Kontratë 10-vjeçare dhe përfitim miliardësh, PSG bën çmenduri për ta blinduar Mbappen