Drita pjesë e Kupës Ballkanike

Kampioni i Superligës së Kosovës në volejboll dhe fitues i Kupës, KV Drita, do të jetë ekipi i vetëm nga Kosova në konkurrencën e femrave që merr pjesë në Kupën Ballkanike, e cila do të mbahet në qytetin Banja Luka të Bosnjës dhe Hercegovinës.

Plot shtatë ekipe do të marrin pjesë nga vende si Bosnja dhe Hercegovina, Greqia, Maqedonia e Veriut, Rumania, Serbia dhe Turqia.

FVK i ka uruar suksese KV Dritës në përfaqësimin sa më dinjitoz të Kosovës në këtë garë prestigjioze.

Altea Hajrizi dhe Salidin Rama, kanë përfunduar garat në Festivalin Olimpik Evropian për të Rinj

Zyrtare: Arb Manaj i bashkohet Slaven Belupos