Drita pezullon Armend Kastratin

Drita ka vendosur që ta pezullojë kapitenin Armend Kastrati i cili e la skuadrën me një lojtarë më pak kundër Feronikelit.

Klubi ka dhënë edhe shpjegimet pse ka vendosur ta bëjë këtë gjë.

Më poshtë e keni vendimin e klubit të Dritës.

Vendim

Pas humbjes që sot klubi e pësoj në Gjilan si vendas, kryesia e klubit mbajti një mbledhje urgjente dhe kryesia erdhi me një vendim si në vijim:

Armend Kastrati njëherit edhe kapiteni i klubit do të pezullohet nga aktivitetet e klubit për një kohë të pacaktuar, për shkak të gjestit jo-sportiv që e bëri në ndeshjen kundër Feronikelit, gjë që e la klubin që nga pjesa e parë pa një lojtar në këto kohë kur klubi ka nevojë më së shumti për pjekuri dhe maturi por kjo gjë nuk ndodhi e aq më pak nga kapiteni i klubit ky gjest nuk duhet të ndodhë.

Por ky gjest i Armendit ndikoi shumë edhe në tensionim të raporteve ndërmjet bashkëlojtarëve.

Duke e ditur që Armend Kastrati është një lojtar mjaftë temperament, ne si klub ia dhamë shiritin e kapitenit për ta pjekur edhe më shumë si lojtar që t’i ndihmojë edhe vetes por edhe të rinjve në klub që të bëhet shembull për ta, por Armendi nuk iu përmbajt marrëveshjes që pati me klubin andaj edhe gjithë përgjegjësia bie mbi të.

Gjithashtu FC DRITA KF kërkon përkrahje maksimale nga tifozët si dhe gjithë qytetarët e Gjilanit në këto ditë shumë të vështira për klubin e qytetit.

Me respekt: Kryesia e FC DRITA KF.

kastrati