Drita për titull, presidenti Valon Murseli “zbulon” strategjinë e afatit kalimtar

Presidenti i Dritës, Valon Murseli, ka paralajmëruar transferime nga jashtë në afatin kalimtar të janarit.

Duke folur për gazetën, Murseli deklaroi që janari s’të lë shumë opsione në tregun vendor.

Ai theksoi që Drita do të forcohet në sulm.

“Patjetër që do të bëjmë transferime në afatin kalimtar të janarit. Në bazë të situatës aktuale, mendojmë që kemi nevojë më shumë në repartin ofanziv”, deklaroi Murseli për Gazetën Olle.

“Gjithsesi, për këtë cështje po merret stafi teknik dhe menaxherial i klubit”.

“Mendoj që tregu vendor nuk të jepë shumë mundësi në afatin e janarit, sidomos për ekipet pretendente për tituj, andaj pritet të jemi më shumë të koncentruar në tregun e huaj”, shtoi ai.

Në 17 ndeshjet e zhvilluara në janar, Drita ka grumbulluar 31 pikë, duke u radhitur në pozitën e tretë në klasifikim.

Gjilanasit kanë tri pikë më pak se kryesuesit e Ballkanit.

Me transferimet në janar, Murseli ka bërë të ditur që Drita do të luftojë edhe këtë edicion për titull ose dalje në Evropë.

Stinorin e ardhshëm bardhekaltërit e fillojnë me derbin lokal ndaj Gjilanit. /Gazeta Olle/ 

Renditja e stinorit vjeshtor në Superligë