Drita paralajmëron konferencë për media pas humbjes shokuese nga Liria

Drita është eliminuar në rrethin e parë në kuadër të Kupës së Kosovës nga Liria.

Skuadra prizrenase bëri befasinë e madhe duke shokuar Dritën në Gjilan, pasi e mposhti me rezultat 1-2.

Pas humbjes askush nga kampi bardhekaltër nuk u prononcua, e as trajneri Ardian Nuhiu.

Gjithsesi sot është paralajmëruar një konferencë për shtyp me fillim nga ora 13:00 në zyrat e klubit. /Gazeta Olle/

 

Zvicër – Kamerun, formacionet zyrtare

Ofertë milionëshe në drejtim të Partizanit për Skukën