Kanë përfunduar dy ndeshjet e para të xhiros së shtatë në Albi Mall Superligën e Kosovës në futboll.
Drita dhe Prishtina kanë marrë fitore të lehta si vendas ndaj Gjilanit, respektivisht Malishevës.
Derbi i qytetit të Gjilanit i ka takuar Dritës që ka triumfuar me rezultat të thellë 4-1 ndaj Gjilanit.
Blend Baftiu hapi serinë e golave, deri Marko Simonovski kompletoi het-tikun për rezultatin 4-1.
Golin e nderit për Gjilanin e realizoi i inkuadruari në pjesën e dytë, Baton Zabërgja.
Me këtë fitore Drita merr kryesimin në Superligë me 14 pikë sa ka edhe Gjilani, por ekipi i Ardian Nuhiut ka një ndeshje më pak të zhvilluar.
Fitore të madhe ka shënuar edhe Prishtina 4-2 ndaj Malishevës.
Mendurim Hoti, Kreshnik Uka, Endrit Krasniqi dhe Kushtrim Gashi realizuan për vendasit, derisa Alban Shillova dhe Fiton Hajdari për mysafirët.
Me këtë fitore Prishtina ngritët në vendin e tretë me 11 pikë, derisa Malisheva është e pesta me shtatë pikë. /Gazeta Olle/