Drita nuk gabon, fiton klasiken e futbollit kosovar ndaj Prishtinës

Drita ruan hapin për titullin e kampionit, pasi mori fitore në stadiumin e Ramiz Sadikut ndaj Prishtinës me rezultat 2-1.

Ndeshja që i takoi xhiros së 33-të u hap me një penallti të akorduar nga VAR në minutën e 25-të.

Nga pika e bardhë doli të jetë i saktë, Besnik Krasniqi që shënoi për 1-0 në të mirë të Dritës.

Por nuk vonoi shumë dhe Prishtina barazoi me Drilon Islamin në 1-1 në minutën e 40-të.

Por Drita mori epërsinë në 2-1 fal golit të Blerim Krasniqin në minutën e 57-të.

Drita renditet në vend të tretë me 65 pikë e Prishtina në të pestin me 46 sosh. /Telegrafi/

“S’kemi pse kapërcejmë Kosovën për t’i dhënë ndihmë Serbisë”, Tifozat Kuq e Zi reagojnë për kandidaturën e Shqipërisë me Serbinë

Në pesë ndeshje Gjilani ishte me një lojtar më shumë, por ka fituar vetëm ndaj Lirisë në Prizren