Drita nuk e ka ndërmend të ndalet, zyrtarizon Shejin

Blerton Sheji është zyrtarisht lojtari më i ri i bardhekaltërve, të cilët e kanë nisur vrullshëm merkaton verore.

Pas transferimit të Kastriot Rapucës, Ilir Mustafës, Veton Tushës, tashmë tre herë kampionët e vendit kanë njoftuar për arritjen e marrëveshjes me Shejin, shkruan Gazeta OLLE.

Sheji në të kaluarën ishte pjesë e Strugës dhe në tre edicionet e fundit mbrojti fanellën e Shkupit.

Mbrojtësi i majtë ka zhvilluar 30-të paraqitje me Shkupin edicionin e kaluar, duke qenë nga lojtarët kryesor të Shvercerave, i cili vlerësohet sipas transfermakt me vlerën 250 mijë euro, duke e bërë nga mbrojtësit më të vlefshëm në Superligë.

Sylvinho: ‘Falë Zotit Mancini nuk është më në pankinën e Italisë

Në të gjithë evropën po luftohet për shërbimet e tij, Gripshi flet rreth të ardhmes