Drita nuk e ka mposhtur Prishtinën më shumë se një dekadë

11 vjet janë bërë kur Drita e ka mposhtur për herë të fundit Prishtinën. Kështu shkruan sot uebfaqja zyrtare e Prishtinës, bazuar në statistikat e saja.

Që nga viti 1999/00, Prishtina dhe Drita kanë zhvilluar 26 ndeshje kampionale. Prishtina ka fituar 12 takime, 10 janë mbyllur baras dhe 4 takime ka fituar Drita. 38:20 është goldallimi në të mirë të Prishtinës.

Në Prishtinë janë zhvilluar 14 ndeshje. Prishtina ka 9 fitore, 3 barazime dhe 2 herë ka fituar Drita. Goldallimi 25:10 për kryeqytetasit.

Edhe në Gjilan, Prishtina ka bilanc më të mirë. Drita ka 2 fitore, 7 barazime dhe 3 fitore të Prishtinës me goldallim në të mirë kryeqytetasve – 13:10.

Deri sa Prishtina ka 10 tituj kampioni, Drita ka 1, edhe atë në luftë me Prishtinën në edicionin 2002/03. Drita që nga viti 1999 dy herë ka rënë nga liga dhe në plot katër stinorë ka garuar në rang më të ulët garash.

Prishtina pozitën më të ulët ka pasur pozitën e 6-të në edicionin 2001/02. Ndërsa, që nga edicioni 2005/06, apo në 8-të kampionatet e fundit, Prishtina asnjëherë s’ka qenë më ulët se pozita e dytë, katër herë kampion, katër herë nënkampion. Kurse, nga edicioni i parë i pasluftës, apo në 14 kampionate të pasluftës, Prishtina ka 7 tituj, pesë herë nënkampion, dhe vetëm dy herë në pozita tjera, e 6-ta 2001/02 dhe e 4-ta 2004/05.

Drita fitoren e fundit me Prishtinën e ka para plot 11 viteve, 14 ndeshjeve dhe 6 edicioneve – në vjeshtë të vitit 2004 ka qenë fitorja e fundit e Dritës, në Gjilan – 2:0.

Por, në katër ndeshjet e parafundit,  në të dyja fushat nga dy herë – gjithsejtë katër herë është luajtur baras.

Më në fund pas katër ndeshjeve baras, Prishtina ka fituar duelin e vjeshtës të zhvilluar në kryeqendër me golat e Durim Gashit e Florim Bërbatovcit.

Nga katër fitoret kampionale të Dritës, tri i ka me nga dy gola diferencë (pranverë 2000 -3:1, vjeshtë 2001 – 0:2 dhe vjeshtë 2004 – 2:0 ) dhe një fitore 1:2 – vjeshtë 2002.

Nga fitorja e fundit e Dritës e cekur më lartë, gjilanasit kanë vetëm gjashtë barazime (1:1 – të tria herët në Gjilan dhe në Prishtinë në dy udhëtimet e fundit  – 2:2 dhe 0:0), në të gjitha tjerat ndeshje kanë pësuar humbje.

Nga 16-golashënuesit e Dritës kundër Prishtinës, vetëm katër futbollistë të saj kanë shënuar më shumë se nga një gol, respektivisht 2 gola, Baki Bulliqi e Selman Berisha – të dy nga një dygolësh dhe Bekim Isufi e Leonit Abazi.

Ndërsa te Prishtina, 24 futbollistë i kanë shënuar Dritës, dhjetë prej tyre më shumë se dy gola, kurse prinë, Xhevdet Llumnica me 4 gola, Ertan Hasan 3 (het-trik). Pastaj me nga 2 gola, Azem Ahmeti, Berat Hyseni sikurse edhe Afrim Tovërlani, Bashkim Patoku (dygolësh), Visar Berisha, Enis Fetahu, Ardian Kozhani, Besnik Krasniqi dhe Florim Bërbatovci.

Prishtinën e kanë udhëhequr 9 trajnerë. Vetëm tre prej tyre kanë udhëhequr më shumë se 1 ndeshje. Më i suksesshmi është Tovërlani, nga 8 ndeshje ka 4 fitore dhe 4 barazime, Ajet Shosholli 8 ndeshje (3 fitore, 3 barazime dhe 2 humbje dhe Jusuf Tortoshi nga 4 takime, ka 1 fitore, 2 barazime dhe 1 humbje.

Tek Drita kanë qenë 12 trajnerë, vetëm katër prej tyre kanë më shumë se dy ndeshje. Kemajl Halimi ka 2 fitore e një barazim. Muharrem Sahiti 1 fitore e 2 humbje, Arbnor Morina 3 barazime e 1 humbje dhe Bekim Isufi 4 ndeshje – 4 humbje.

Prishtina ka tre fitore më të thella, 5:0 (vjeshtë 2007), dhe 3:0 (pranverë 2009) e 0:3 (pranverë 2012). (Marrë nga prishtinafc.com)