Drita nis fazën përgatitore në Turqi, paralajmëron miqësoren e ditës së nesërme

Drita ka marrë rrugë drejt qytetit bregdetar turk Antalya ku do të kryej fazën përgatitore për 14 ditët e ardhshme.

Skuadra gjilanase në tokën turke do t’i zhvilloj edhe katër ndeshje miqësore.

Gjatë ditës së sotme gjilanasit nën udhëheqjen e Arsim Thaqit kanë kryer dy seanca stërvitore.

E ditën e nesërme bardhekaltërtit do ta zhvillojnë ndeshjen e parë miqësore ndaj skuadrës sllovake Liptovsky Mikulas.

Njoftimi i plotë nga FC Drita:

FC DRITA fillon përgatitjet në Turqi

Klubi jone ka arritur mbrëmë në Turqi ku tashmë është vendosur dhe ka nisur përgatitjet.

Sot kemi zhvilluar dy seanca stërvitore dhe nesër do të zhvillojmë ndeshjen e parë miqësore, me fillim nga ora 15:30, do të takohemi me klubin Liptovsky Mikulas nga Superliga e Sllovakisë. /Gazeta Olle/

Ditën kur FFK transferoi 150 mijë euro te Gjilani, lojtarëve iu shlyen borxhet

Sigal Prishtina pëson humbje nga TalTech