Drita “ngacmon” Gjilanin para derbit të madh lokal

Të enjten zhvillohet derbi i madh kosovar ndërmjet Gjilanit dhe Dritës, ndeshje kjo e vlefshme për xhiron e 16-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Kuqebardhët janë në cilësinë e vendasit në këtë ndeshje, ndonëse do të zhvillohet pa praninë e shikuesve në Stadiumin me bari sintetik në Gjilan, shkruan Gazeta Olle.

Dy ditë para ndeshjes, tashmë kanë filluar “ngacmimet” e klubeve mes vete, duke e ditur edhe rivalitetin që e përcjell ky derbi lokal.

Në postimin e ndeshjes së radhës, faqja zyrtare e Dritës e ka publikuar logon e Gjilanit, por pa vitin e themelimit të klubit.

Kjo pasi SC Gjilani e kishte ndryshuar atë, duke e vendosur vitin e themellimit, 1945.

Kjo nuk është hera e parë që skuadrat gjilanase “thumbojnë” njëra-tjetrën me gjëra të tilla, dhe kjo veçse e bën derbin më interesant dhe më të zjarrtë.

Ana negative është se tifozët e dy skuadrave, “Skifterat” dhe “Intelektualët” nuk do të jenë të pranishëm në tribuna, dhe kjo nuk po ndodhë për herë të parë.

Me të vërtetë një humbje e madhe, duke e ditur spektaklin që dy tifozëritë dijnë ta dhurojnë në derbi.

Kujtojmë se ndeshja e parë kampionale mes Dritës dhe Gjilanit kishte përfunduar me fitore të thellë të bardhekaltërve, me rezultat 4-1. /Gazeta Olle/ 

Balliu tregon si e ndali Viniciusin: E godita, por ai ekzagjëron pak

Kili fiton në CAS çështjen kundër Ekuadorit