Drita është vendosur që disa ditë në Antalya të Turqisë, ku po zhvillon fazën përgatitore para fillimit të stinorit pranveror në elitën e futbollit kosovar.
Skuadra e Ardian Nuhiut, nesë zhvillon edhe miqësoren e dytë në tokën turke, shkruan Gazeta Olle.
Nesër (e diel), me fillim nga ora 17:00, Drita do të ndeshet me skuadrën ukrainase Chernomorets Odessa dhe me të drejtë pritet një takim interesant.
Kujtojmë se ndeshjen e parë kontrolluese në tokën turke, “Intelektualët” e fituan me rezultat të pastër, 2-0 ndaj Floridsdorfer AC. /Gazeta Olle/