FC Drita ka njoftuar se ka nënshkruar kontrata profesionale me dy nga talentët e klubit bardhekaltër ,marrëveshja e arritur u nënshkrua në prani të drejtorit dportiv, Valon Zymberi.
Ylli Ibrahimi mbrojtës i majtë dhe Dienit Isufi mesfushor qendror janë produkt i shkollës së futbollit Drita, aty ku filluan ëndrrën e tyre si futbollist.
Dy talentët gjilanas shihen si e ardhmja e Dritës dhe klubi bardhekaltër ka shpresa të mëdha në ta për të ardhmen.
Njoftimi i plotë nga klubi bardhekaltër:
Klubi ynë, FC DRITA nënshkruan kontrata profesionale me dy talentët tanë
FC DRITA me kënaqësi ju njofton se ka nënshkruar kontrata profesionale me dy futbollistët e rinj nga akademia e klubit, Yll Ibrahimi dhe Dienit Isufi.
Marrëveshja e arritur u nënshkrua në prani të Drejtorit Sportiv, Valon Zymberi, i cili ju dëshiroi futbollistëve shëndet dhe suksese në fillimin e një rrugëtimi të gjatë profesional.
Talentët e rinj ishin pjesë e ekipit të parë të DRITËS për disa muaj dhe me potencialin e përkushtimin e tyre bindën stafin e trajnerëve të fitojnë kontrata afatgjata me klubin tonë.
Yll Ibrahimi, mbrojtës i majtë dhe Dienit Isufi, mesfushor qëndror janë produkt i shkollës së futbollit DRITA, ku edhe nisën ëndrrën e tyre si futbollist.
Ju prift e mbara, Ylli dhe Dienit!
/Gazeta Olle/