Drita në përparësi ndaj Antwerp, mund të jetë një ndihmesë e madhe për bardhekaltërit

Antwerp dhe Drita u ndanë në paqe të enjten mbrëma në Belgjikë, ku pas 90-të minutave portat e dy skuadrave mbetën të paprekura. 

Analiza e lojës së belgëve ishte në mënyrë të përkryer nga Ardian Nuhiu me stafin e tij, duke bërë më pas dhe lojtarët të përfundojnë instruksionet në fushën e lojës, shkruan Gazeta OLLE.

Drita ka një përparësi të ‘vogël’ të enjten mbrëma në Prishtinë, duke kërkuar madje dhe kualifikimin ndaj një skuadre e cila kap vlerën shumë herë më të lartë se gjilanasit.

Antwerp sot fillon kampionatin në Juplier Pro League, në udhëtim te Mechelen, ndërsa Drita do të ketë kohë më shumë për tu përgatitur, ndërsa Antwerp do të ketë më shumë lodhje në këmbët e tyre.

Sot (e diele) do të udhëtojnë për në Mechelen, më pas do të kenë një udhëtim tjetër të martën drejt Kosovës, duke mos harruar 90-të minuta ndaj një skuadre e cila sezonin e kaluar arriti të përfundonte në vendin e shtatë.

Për dallim nga Antwerp, Drita nuk do të ketë asnjë ngarkesë, duke e pritur vetëm ndeshjen e së enjtes mbrëma në Fadil Vokrri. /Gazeta OLLE/

Presidenti i Barcelonës, Laporta flet për një rikthim të mundshëm të Leo Messi në Barcelonë

Renova në prag të shuarjes, tërhiqet nga garat