Drita në bisedime me top sulmuesin e Besës, Ardit Tahiri

Ardit Tahiri do të jetë përforcimi më i ri i Dritës për stinorin e ri.

Gazeta “Sheshi” merr vesh se drejtuesit e Dritës janë takuar në mbrëmjen 12 gushtit së bashku me futbollistin Tahiri dhe prindin e tij në njërin nga restaurantet e qytetit të Gjilanit.

18 vjeçari super i talentuar mbulon pozitën e sulmuesit të qendrës por mund të luajë edhe si anësor.

“9” i Besës ishte njëri ndër lojtarët më të mirë në Superligë, duke shënuar 9 gola në 30 ndeshje sezonin e kaluar.

Kjo marrëveshje pritet që të mbyllet shumë shpejt dhe lojtari do të bashkohet në stërvitje me “BardhKaltërit”.

Teuta pëson humbje nga Shamrock, përshëndetet nga garat evropiane

UEFA pritet ta largojë Fair Play Financiarin dhe të vendos kufirin e pagave dhe një ‘taksë luksi’