Drita ndan rrugët me sulmuesin e njohur

Skuadra e Dritës ka vazhduar ndarjen e rrugëve me futbollistë brazilian.

Pas, Lucas Cardosos, Drita tashmë ka ndarë rrugën edhe me sulmuesin tjetër, Gilberto Fortunato, përcjellë Gazeta Olle.

Burime të sigurta të Radio Star, mësojnë se tashmë drejtuesit e skuadrës gjilanase kanë marr vendim mos të vazhdojnë bashkëpunimin me Fortunaton.

Gilberto Fortunato, nuk arriti të adaptohet në ekipin e Dritës dhe me marrëveshje të dyanshme janë dakorduar dhe kanë ndërprerë bashkëpunimin.

32 vjeçari, ka shënuar 5 gola dhe ka dhuruar tre asistime në 14 ndeshje këtë edicion te Drita./Gazeta Olle

Image result for gilberto fortunato drita