Drita mposhtë skuadrën austriake me rezultat të pastërt

Skuadra e Dritës ka fituar ndeshjen e parë miqësore në Antalia, ku po përgatitet për stinorin pranveror të Superligës së Kosovës në futboll.

Të mërkurën, Drita ka mposhtur skuadrën e kategorisë së dytë të Austrisë, Floridsdorfer AC. Kjo ndeshje është mbyllur me rezultatin 2:0 për Dritën dhe dy golat janë shënuar në pjesën e parë.

Sulmuesi Marko Simonovski e ka kaluar Dritën në epërsi në minutën e 12-të ndërsa rezultatin përfundimtar e ka vendosur Muharrem Jashari (42’).

Te Drita në këtë takim janë aktivizuar të gjithë lojtarët, me përjashtim të Ardian Cuculit e Rron Brojës. Ndeshjen tjetër miqësore, Drita e luan më 23 janar.

E mbani mend Hatem Ben Arfan? Ai nga sot është shok skuadre me yllin e Kosovës

Mikja e ngushtë e Djokovicit: Jeta e tij do të jetë ferr