Drita mposht skuadrën ukrainase, Kastriot Selmani realizon gol spektakolar (Video)

Drita ka marrë fitoren e radhës në ndeshje miqësore në Antalya të Turqisë.

Gjiganti kosovar është përballur me skuadrën ukrainase Kryvbas dhe ka shënuar fitore me rezultat minimal 1-0.

Vetëm pas tetë minutave lojë erdhi goli i parë në këtë takim dhe ishte një gol spektakolar.

Kastriot Selmani realizoi nga distanca me një goditje të fuqishme duke kaluar Dritën në epërsi.

Trajneri i Dritës, Arsim Thaqi iu dha hapësira të gjithë futbollistëve në këtë duel. /Gazeta Olle/

Nga sezoni i ri do të filloj edhe Liga U21

Bayern Munich siguron shërbimet e Joao Cancelos