Drita mëson kundërshtarin për raundin e parë eliminues në Ligën e Konferencës

Drita FC e cila sezonin 2021/22 e përfundoi në vendin e dytë, ka siguruar pjesëmarrjen në kualifikimet për Ligën e Konferencës.

Skuadra e Ardian Nuhiut, për tre vite me radhë do të jetë pjesë e garave evropiane, dhe për herë të dytë në Ligën e Konferencës.

Vitin e kaluar, skuadra bardhekaltër arriti të mposht skuadrën e Decic, pas dy ndeshjeve me rezultat 3-1, ndërsa në sekondat e fundit u eleminuan nga Feyenoord, me rezultat të përgjithshëm 3-2 pas dy ndeshjeve, shkruan Gazeta OLLE.

Drita raundin e parë do të takohet me skuadrën e Inter Turkut nga Finlanda.

/Gazeta OLLE/

Llapi mëson kundërshtarin për raundin e parë eliminues në Ligën e Konferencës

Gjilani mëson kundërshtarin për raundin e parë eliminues në Ligën e Konferencës