Asnjë futbollist dhe anëtar i stafit te Drita nuk ka dalë pozitiv në testet për koronavirus, thuhet në njoftimin e klubit nga Gjilani.
Kampioni në fuqi Drita ka pranuar rezultatet të martën nga testet e kryera të hënën.
Të gjithë kanë rezultuar negativ dhe nuk do të kemi asnjë mungesë”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e Dritës.
Drita në bregdetin e Turqisë do ta kryej fazën përgatitore për stinorin pranveror, ndërsa është planifikuar të dielën të luhet edhe Superkupa e Kosovës.
Për kundërshtare Drita do ta ketë fituesen e Kupës, Prishtinën, që të martën ka mbërritur në Antalia. /Gazeta Olle/