Drita merr përkrahje nga ish – kryetari i saj (FOTO)

Drita ka marr përkrahje edhe nga ish kryetari i kësaj skuadre Besim Ismaili. Ai nuk e sheh Prishtinën si të madh dhe ju thotë lojtarëve gjilanas që të luajnë pa frikë dhe ta mposhtin këtë skuadër.

“KF.Drita ka një ndeshje të rëndësishme me KF.Prishtinën e Fadil Vokrrit. Po e quaj të Fadil Vokrrit sepse deri në kohën e shpërbërjes të Ish Jugosllavisë pikërisht në vitin 1991 ekipet kanë patur respekt dhe frikë nga Prishtina e njohur si e Vokrrit dhe e gjithë Kosovës, kurse tani është vetëm një klub nga kryeqyteti që garon në superligën e Kosovës dhe që nuk meriton ndonjë respekt të veqantë. Nuk dyshojmë aspak në angazhimin e futbollistëve të cilët do të kërkojnë fitoren. Këtë e pret publiku, qytetarët dhe tifozët e zjarrtë për KF.Dritën. Tifozët tanë Intelektualët, qytetarët dhe disa nëngrupe tjera me mbështetjen e tyre të fuqishme për skuadrën tonë të zemrës janë mbështetje e rëndësishme për sukses gjatë ndeshjeve dhe për atë duhet të jenë në tribuna që të tregojmë dashurin për Dritën.  Janë tri rezultate të mundshme! Unë Besoj në fitoren e Dritës, i dëshirojë fat!”, shkruan ish kryetari i kësaj skuadre, Besim  Ismaili  në ‘facebook’.

 

FOTO 1