Drita merr avantazhin ndaj Ballkanit dhe Llapit, në rast se ndeshjet direkte shpallin kampionin në fund

Ballkani dhe Drita sot në Suharekë, zhvilluan një ndeshje të çmendur në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Pjesa e parë u mbyllë pa gola, por në atë të dytën, skuadrat filluan me golat e tyre, ku deri në fund shënuan nga dy gola,  shkruan Gazeta OLLE.

Ky barazim i ka shërbyer më së shumti Dritës, duke arritur të sigurojnë avantazhin e ndeshjeve direkte ndaj Ballkanit dhe Llapit.

Bardhekaltërit ndaj suharekasve kanë rekord prej dy fitoreve, një humbje dhe një barazimi.

Ndërsa ndaj skuadrës së Tahir Batatinës, me tre fitore dhe një humbje.

Herën e fundit kur gjilanasit u shpallën kampion, ishte pikërisht rregulli i ndeshjeve direkte, që ndikoi për vendin e parë, ku me rivalët e Gjilanit, përfunduan kampionatin me nga 68-të pikë.

/Gazeta OLLE/

Menaxheri i Ballkanit mohon akuzat se është iniciator i përleshjes ndaj Dritës

Albion Rrahmani dhe Ermal Krasniqi shënojnë gol për Rapidin, në derbin e qytetit