Drita zhvillon të dielën ndeshjen e xhiros së 25-të të Superligës, si mysafire e Dukagjinit.
Për këtë ndeshje mjaft të rëndësishme, gjilanasit udhëtojnë drejt Klinës pa tre nga futbollistët kryesor të skuadrës, shkruan Gazeta Olle.
Bëhet fjalë për Arbnor Mujën, Ardian Limanin dhe Ardian Cuculin.
Cuculi u ndëshkua me karton të kuq në derbin ndaj Gjilanit dhe është dënuar me dy ndeshje mos lojë.
Ndërsa, pikërisht në derbi u lënduan Muja e Limani, të cilët nuk do të jenë të gatshëm për t’u rikthyer për duelin ndaj Dukagjinit.
Këtë e ka konfirmuar trajneri, Ardian Nuhiu në konferencë për media para duelit të nesërm.
Kujtojmë se bardhekaltrit barazuan të enjten në derbin e Anamoravës me Gjilanin, ndërsa edhe në ndeshjen ndaj klinasve pikët për ta janë shumë të nevojshme për të mbetur ende në garë për titull.
/Gazeta Olle/