Drita me dy mungesa të mëdha ndaj Malishevës, por i rikthehet Muharrem Jashari

Nesër (e mërkurë), Drita zhvillon ndeshjen e rëndësishme të xhiros së 21-të të Superligës, në udhëtim te Malisheva.

Në konferencë për media, para duelit në “Liman Gegaj” ka folur kryetrajneri i gjilanasve, Ardian Nuhiu, shkruan Gazeta Olle.

Nuhiu gjatë deklaratës së tij ka zbuluar se ekipi do të udhëtojë në mungesë të dy futbollistëvë të rëndësishëm të skuadrës.

Bëhet fjalë për Ilir Blakçorin, i cili ka një lëndim dhe Hamdi Namani për shkak të kartonëve.

Të dy lojtarët janë startues të padiskutueshëm në ekipin e bardhekaltërve.

Megjithatë, lajm i mirë për Nuhiun është rikthimi i Muharrem Jasharit nga lëndimi, i cili është i gatshëm për lojë.

/Gazeta Olle/

Kush është Alain Giresse – strategu që pritet të marrë drejtimin e Përfaqësueses së Kosovës

Ndezje e fishekzjarreve nga tifozët dhe hedhje e gjësendeve në fushë, merret vendimi për Prishtinën