‘Drita me dy fytyra’

Përkundër faktit që kanë bërë disa përforcime të cilat nga njohësit e futbollit kosovar, janë vlerësuar si tejet të qëlluara, Drita nuk po arrin që të tubojë shumë pikë në stinorin pranveror.

Mbrojtësi i kësaj skuadre, Ard Limani, në një prononcim për Gazetaolle.com, flet për paraqitjet e skuadrës së drejtuar nga trajneri Sadat Pajaziti. “Drita është paraqitur me dy fytyra në këtë gjashtë takimet e pranverës. Nëse e shikojmë ndeshjen me Trepçën ’89 dhe Prishtinën, çdo kush do të ishte i bindur se kemi një ekip shumë të mirë. Mendoj se kemi pasur ngecje në disa takime dhe kemi lëshuar pikë aty ku nuk duhej lëshuar”, ka thënë Ard Limani.

Drita ndodhet e 10-ta në renditje me 22 pikë kurse ndeshjen e radhës e zhvillon ndaj Hajvalisë në stadiumin ‘Agron Rama’ në Obiliq.