Drita – Liria, dy gola të shënuara në pjesën e parë

Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes Drita – Liria, e vlefshme për 1/16 e finales së Kupës së Kosovë.

45 minutat e para kanë përfunduar me barazimi 1-1, në duelin që po zhvillohet në Stadiumin me bari sintetik në Gjilan, shkruan Gazeta Olle.

Kjo po del të jetë një ndeshje më e vështirë se ç’pritej për bardhekaltrit.

Fillimisht ishin prizrenasit që kaluan në epërsi në minutën e tretë me anë të Tijuezas.

Ndërsa goli i barazimit erdhi nga Marko Simonovski në minutën e 32-të. /Gazeta Olle/ 

Ylli zhvillon sot ndeshjen e rëndësishme në shtëpi në FIBA Europe Cup

Maroku dhe Kroacia ndajnë pikët në sfidën e parë të ditës së sotme