Nënkampionët e Kosovës fituan 2-1 në takimin e parë të zhvilluar në “Fadil Vokrri”, shkruan Gazeta Olle.
Bardhekaltrit kanë zhvilluar seancën e fundit stërvitore para përballjes së nesërme.
“Sot ekipi ynë FC DRITA ka kryer edhe përgaditjet e fundit në prag të ndeshjes së dytë përballë ekipit të Deçiçit në kuadër të rundit të parë të Conference League”, thuhet në njoftimin e klubit.
Gjithashtu, në njoftim thuhet se trajneri Ardian Nuhiu do t’i ketë në dispozicion të gjithë futbollistët, në përjashtim të Hamdi Namanit, i cili ishte i lënduar prej kohësh dhe tani sapo ka filluar të stërvitet së bashku me ekipin.
“Nesër na pret një ndeshje e vështirë por që besimi tek ekipi është shumë i madhë për të kaluar tutje.Forca DRITA”, thuhet krejt në fund të postimit nga Drita.
Dueli mes Deçiqit dhe Dritës zhvillohet nesër me fillim nga ora 20:45. /Gazeta Olle/