Drita ka zyrtarizuar ndarjen e rrugëve me kapitenin e tyre Ardian Limani.
Qendërmbrojtësi gjilanas së bashku me drejtuesit e klubit kanë mbajtur një mbledhje ku kanë ndarë rrugët përfundimisht.
Drita ka falënderuar Limanin për kontributin e dhënë i cili ka zhvilluar 304 ndeshje me gjigantin kosovar.
Njoftimi i plotë nga Drita FC:
Faleminderit 304 herë KAPITEN
Ju njoftojm që pas një takimi në mes të drejtuesve të klubit dhe kapitenit tonë Ardian Limani, jemi dakorduar që ti ndajmë rrugët e bashkëpunimit.
Ishte kërkesa e kapitenit që nëse klubi gjen mirkuptim, ta lëm të lire në menyrë që tu krijohet hapsirë lojtarëve tjerë dhe klubi e ka respektuar vendimin e tij.
Lamtumira më e ngrohët ju dha kapitenit më të trofeshëm në histori te klubit dhe me më së shumti paraqitje në klubin DRITA, me gjithsej 304 ndeshje në të gjitha kompeticionet.
Paq fat KAPITEN